Hajnat vjedhin 38 pula në Drenoc të Klinës

Një rast i rrallë i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës.

Disa hajna kanë vjedhur dje 38 copë pula.

Rastin në polici e ka raportuar një grua.

Ajo ka deklaruar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e saj, ku edhe i kanë vjedhur 38 pula.

Rasti është inicuar si “Vjedhje e rëndë”.