Gucati apelon: Mos udhëtoni drejt Serbisë pas arrestimit të veteranit të UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje që veteranët, familjet e dëshmorëve dhe qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Serbisë, pas arrestimit të ish-ushtarit Mithat Llozhani nga autoritetet serbe.

Gucati ka paralajmëruar se ndalimet sipas tij bëhen mbi baza listash të përgatitura nga Serbia dhe mund të zgjasin kohë të pacaktuar, duke krijuar stres për familjet e të ndaluarve. Ai ka shprehur keqardhje për Llozhanin dhe shqetësim lidhur me kartelën e tij të veteranit, ndërsa ka theksuar se arrestimi lidhet vetëm me statusin e tij si pjesëtar i UÇK-së.

Autoritetet serbe, përfaqësuar nga ministri Ivica Daçiq, kanë deklaruar se arrestimi është bërë nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile.

Ky rast ndodh pak javë pas lirimit të Haziri Hazirit, ish-ushtar i UÇK-së, i arrestuar më 8 shtator 2025 nën pretendime të ngjashme./EO/