Gratë në vijën e parë të ndryshimit: LVV Klinë forcon angazhimin dhe unitetin

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Klinë, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuese të Departamentit të Grave nga Shtabi i Përgjithshëm, si dhe me Shtabin Lokal të Klinës – Departamenti i Grave, transmeton KLINA Info.

Gjatë takimit u diskutua në mënyrë të hapur dhe me mirëkuptim për rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë, si dhe për angazhimin e përbashkët në organizimin e takimeve me gratë dhe vajzat e komunës së Klinës.

Nga ky takim u theksua përkushtimi për fuqizimin e rolit të grave në shoqëri dhe në proceset politike, duke përcjellë edhe mesazhin motivues: “Mos lësho pe!”