Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Pejë, vidhen rreth 900 euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:36 në një pompë derivatesh në Pejë, saktësisht në rrugën ‘KFOR-i’.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se dy persona të armatosur kanë kërkuar nga punonjësi që t’ia dorëzoj pazarinë, rreth 900 euro.

Sipas punonjësit të pompës të dyshuarit janë larguar me veturë në një drejtim të panjohur.

“Rreth orës 23:36 në rrugën e KFOR-it tranzitit në Pejë, në një pompë derivatesh është ndalë një veturë kanë dalë dy persona të armatosur me armë dhe kanë kërkuar nga punonjësi që t’ia dorëzoj pazarinë, Të njejtit i kanë grabitë rreth 900 euro sipas viktimës dhe të dyshuarit janë larguar me veturë në një drejtim të panjohur”, deklaroi Gashi.

Gashi bëri të ditur se rasti është duke u hetuar dhe policia është në kërkim të personave të dyshuar