Borrell bashkon Osmanin dhe Vuçiqin në Nju Jork

Presidentja, Vjosa Osmani dhe presidenti sreb , Aleksandar Vuçiq, janë takuar në New York.

Takimi është realizuar në kuadër të organizimit nga përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Në X Osmani ka shkruar se “integrimi euroatlantik mbetet rruga e vetme për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë dhe më gjerë.

Postimi i Osmanit në X:
Integrimi euroatlantik mbetet rruga e vetme për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë dhe më gjerë.

Në takimin e sotëm të organizuar nga HRVP Josep Borrel, theksova se dhënia e statusit kandidat për Kosovën është me interes strategjik.