Golin që ka realizuar Bujar Shabani do t’ia kishte lakmi çdo futbollist (Video)

Ka përfunduar edhe xhiroja e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi Futbollistik “Dukagjini” ka arritur fitore minimale ndaj Feronikelit, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, shkruan Sheshi.info

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi mesfushori i mirënjohur kosovar, Bujar Shabani. Golin të cilin e shënoi mesfushori qëndror do t’ia kishte lakmi çdo futbollist

Kujtojmë që Shabani është duke shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Dukagjinit ku ka arritur t’i realizoi dy gola.

KF Dukagjini aktualisht është në zonën e rrezikshme ku renditet në vendin e tetë me 14 pikë të mbledhura