Gjykata e Hagës demanton: Mlladiqi është gjallë!

Gjykata e Hagës ka mohuar informacionin mbi vdekjen e Ratko Mladic, postuar në mediat sociale nga Ministrja e Jashtme e Bosnje dhe Herzegovinës, Bisera Turkovic.

“Informacioni mbi vdekjen e Ratko Mlladiç është i pasaktë dhe ne e mohojmë atë,” i tha N1 Helen Eglston, zëdhënës e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale.

Sipas gjitha gjasave, po del se profili i ministres nga BIH-ja është hakuar nga hakerët, transmeton Indeksonline

Mladic pritet t’i drejtohet gjyqtarëve gjatë procesit me 17 mars.

Ai u dënua për herë të parë me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës.

Megjithatë, Mladic u lirua nga akuzat për genocid në gjashtë komuna por i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje, shfarosje, krim kundër njerëzimit, vrasje, akt çnjerëzor i transferimit me forcë, dëbim, sulme terroriste dhe të paligjshme ndaj civilëve, marrje peng