KFOR RC-W: Presidenti Slloven viziton kontingjentin e tij

 

 

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, më 29 nëntor 2021 vizitoi bazën “Camp Villaggio Italia”, selinë e Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim (RC-W) ku, ndër të tjera, aktualisht është i përfshirë edhe kontingjenti Slloven në Operacionin e NATO-s Joint Enterprise. Presidenti shoqërohej nga ambasadorja sllovene për Kosovën Minca Benedejčič, nga gjenerali i Korpusit të Ushtrisë Robert Glavaš Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Sllovene dhe u prit nga komandanti italian i RC-W Kolonel Andrea Bertazzo efektiv në Brigadën e Parashutistëve Folgore të Ushtrisë Italiane.

Gjatë vizitës, presidenti mori pjesë në një ekspozitë mbi kontrollin e turmës, të zhvilluar nga vetë togjet sllovene dhe nga asetet italiane dhe austriake të batalionit të manovrimit RC-W, një aktivitet tipik që kontingjenti mund ta kryej sipas nevojës, në kuadër të operacionit Gardiani i Përbashkët të KFOR-it.

Me këtë rast presidenti i Sllovenisë shprehu falënderime dhe vlerësime për punën meritore të kontingjentit shumëkombësh.

KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij me qëllim që të ruaj  dhe parandalojë dëmet që mund të kërcënojnë sigurinë e qytetarëve kosovarë dhe lirinë e tyre të lëvizjes, në përputhje me dispozitat e rezolutës 1244 të OKB-së të vitit 1999, e cila autorizon mandatin e NATO-s në Kosovë.