Gjilani – Dukagjini, formacionet zyrtare

Gjilani pret Dukagjinin në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat janë pa fitore në xhiron e fundit me Gjilanin që humbi derbin lokal dhe Dukagjini që barazoi me Feronikelin ’74.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, pasi në këtë mënyrë do të kalonin klinasit në tabelë. Në anën tjetër skuadra e Armend Dallkut ka udhëtuar drejt Gjilanit për mos tu mposhtur.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Shehi, Bajrami, Demiri, Acke, Shabani, Heric, Bilalli, Basa, Nafiu.

Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Dallku, Hugo, Pllana, Iran, Morina, Shabani, Zulfiji, Çyrbja, Mërlaku.