Gjashtë vrasje ndodhën si shkak i dhunës në familje gjatë këtij viti

Raste e dhunës në familje vazhdojnë të mbesin shqetësim jo vetëm për qytetarët, por edhe për institucionet.

Thuajse çdo ditë dëgjojmë raste të dhunës brenda familjes, me të lënduar e të arrestuar jo të pakët nga forcat e rendit.

Por nuk mungojnë edhe rastet me fatalitet brenda familjes ku si shkak i dhunës ka edhe humbje jetësh të njeriut e ku sivjet në pesë raste të vrasjes kanë humbur jetën 6 persona, prej tyre 4 meshkuj e 2 femra.  

Jo vetëm kryeqyteti, por e gjithë Kosova dhe rajoni u tronditës sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave, nga lajmi për vrasjen makabre të Sadije Godenit ku i dyshuar për vrasjen mizore nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni.

Nga Policia e Kosovës tregojnë  për Gazetën Sinjali se nga 1 janari deri me 31 tetor të këtij viti kanë ndodhur 4 raste të vrasjes brenda familjes, prej tyre viktima ishin 4 meshkuj e 1 femër. Derisa raste të dhunës në familje sivjet ishin 2 mijë e 273.

Nga Policia tregojnë se në vitin 2021 ishin 7 raste të vrasjes prej tyre viktima ishin 4 meshkuj dhe 3 femra. Derisa janë evidentuar 2 mijë e 456  raste të dhunës në familje  me 2 mijë e 486 viktima.

Ndërsa në vitin 2020 ishin 13 raste të vrasjes prej tyre viktima ishin 13 meshkuj e 7 femra.

Policia e Kosovës  thanë për Gazetën Sinjali se që nga themelimi i saj i ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje. Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetdijësuese për pasojat e dhunës në familje  duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente.

“Rastet e dhunës në familje  janë raste të ndjeshme, dhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje është; si parandalimi për dhunën në njërën anë si dhe trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite”, thonë Policia.

Më tej nga Policia e Kosovës tregojnë se rastet e dhunës në familje  në secilin stacion policor trajtohen  nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme.

Policia e Kosovës theksojnë se në vazhdimësi ka bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar dhe nëse ndodhin për t’i trajtuar rastet e  dhunës në familje.

Policia ka përdorë forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si: fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj. Natyrisht se bashkëpunimi me media dhe përdorimi i rrjeteve sociale na ka ndihmuar që porosia jonë të përhapët dhe të shkojë të sa më shumë persona, e ky është qëllim primar , sepse pas vetëdijesimit, vije deri te shtimi i njoftimeve për raste të tilla.

SHARE