Genta Ismajli i ‘pushton’mediat turke

Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit nga mediet rozë.

Lidhja e saj me biznesmenin turk Huseyn Usta, ka qenë shumë e komentuar, teksa duket se këngëtarja ka shijuar ditët më të lumtura të jetës së saj, shkruan portali arbresh.info

E teksa po qëndron në Turqi, Genta nuk e ka çuar kohën kot, pasi ka punuar në një projekt të ri muzikor me një emër shumë të njohur atje.

Bëhet fjalë për reperin e njohur turk, Eypio, me të cilin këngëtarja Ismajli do të sjellë një këngë së shpejti.

Ky bashkëpunim i dyshes duket të jetë spikatur edhe nga media turke, të cilat tashmë veç kanë filluar të njoftojnë për depërtimin e këngëtares shqiptare atje.

Genta duket se është gati për t’u rikthyer me diçka të re për fansat dhe për këtë ka punuar me mjaft përkushtim. /