FSK përfundon me sukses demolimin në oborrin e shtëpisë në Arllat të Drenasit

Gjatë realizimit të detyrës për largimin e mjeteve shpërthyese të mbetura nga lufta në fshatin Arllat nga Organizata HALO, është gjetur mjeti shpërthyes në oborrin e një shtëpie.

EOD ka intervenuar me të marrë informacionin

Me të arritur në vendngjarje, ekipi i EOD-së ka marrë situatën nën kontroll duke siguruar banorët e lagjes dhe duke kryer evakuimin e tyre. Pastaj ekipi me profesionalizëm ka kryer punët mbrojtëse për të penguar efektet shpërthyese të mjetit të gjetur me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës, dhe është kryer shpërthimi i kontrolluar i mjetit shpërthyes. Ky shpërthim është kryer në mënyrë të sigurt duke ruajtur edhe shtëpinë që ishte në distancë 15 m nga mjeti shpërthyes.

Ekipet e EOD-së së Kompanisë së Deminimit të FSK-së janë ekipe të trajnuara, shumë profesionale që ndihmojnë në largimin e këtyre rreziqeve dhe ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.