Formacionet zyrtare, Kosova – Burkina Faso: Alain Giresse me shumë ndryshime, starton me këtë 11-she

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2022, ku do të përballet me Burkina Fason.

Në fakt kjo do të jetë edhe sfida e parë e trajnerit francez Alain Griesse në krye të Kosovës.

Përzgjedhësi francez ka vendosur të startojë më Samir Ujkanin në portë. Në mbrojtje do të jenë emra si Lirim Kastrati, Betim Fazliji, Fidan Aliti dhe Mërgim Vojvoda.

Mesfusha i është besuar emrave si Toni Domgjoni, Ibrahim Dresevic dhe Florent Muslija pak më i avancuar.

Në sulm do të jenë Edon Zhegrova, Astrit Selmani dhe Milot Rashica.

Burkina Faso do të luajë me emra si Edmond Tapsoba, qendërmbrojtësi që po bën karrierë te Bayer Leverkusen.

Dango Ouattara i Lorienti dhe Cyrille Bayala i Ajaccio do të luajnë në sulm.

Kosova: Ujkani, L. Kastrati, Fazliji, Aliti, Vojovoda, Domgjoni, Dresevic, Muslija, Zhegrova, Selmani, Rashica.

Burkina Faso: F. Ouédraog, S. Ouattara, Dabo, E. Tapsoba (C), Guiebre, D. Ouattara, Sangare, Bayala, Guira, Yago dhe Ouattara.