Një pacienti në Kosovë i hiqen më tepër se 20 gurë në veshkë

QKUK ka njoftuar se një pacienti në Klinikën e Urologjisë i janë hequr më shumë se 20 gurë në veshkë dhe kanalin urinar.

Pacienti S.M. i moshës 52-vjeçare ishte ankuar për dhembje në anën e majtë.

Ai pas operimit është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar. Pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë. Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

SHARE