Florian Marku: Unë luftoj për ngjyrat kuqezi, mezi po e pres 20 shkurtin

Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e radhës në ‘Wembley’ të Londrës.

Boksieri shqiptar do të luftoj gjatë këtij muaji, më 20 shkurt ndaj luftëtarit britanik, Rylan Charlton, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marku ka falënderuar të gjithë atë që po i shkruajnë komente pozitive

“Ju përshëndes të gjithëve dhe faleminderit për mesazhet që më keni dërguar dhe më dërgoni vazhdimisht.”, shkruhet në postimin e fundit të boksierit shqiptar.

Përmes këtij shkrimi në rrjetet sociale, boksieri shqiptar po ashtu thotë se në çdo luftë, me krenari mbron ngjyrat kuqezi.

“Unë luftoj për vetën, për familjen time, dhe për të gjithë ju kudo që përfaqësoni ngjyrat tona Kuq e Zi. Më datën 20 shkurt kam sfidën më të rëndësishme në karrierën e boksit. Keni besim të plotë te unë, po përgatitem si kurrë më parë dhe mezi po pres.”, ka shkruar Marku.

Kujtojmë që meçi i fundit i zhvilluar në vitin 2020, mes Markut dhe Jamie Stewart përfundoi me barazim – pas vendimit ‘skandaloz’ të gjyqtarëve.