Fillon programi për vizita në shtëpi: “Kujdesi për nëna dhe fëmijë”

Në komunën e Klinës, për here te pare ka filluar sot lansimi i programit të vizitave shëndetësore në shtëpi për kujdesin e nënës dhe fëmijës, program ky i realizuar nga Departamenti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Dr. Albana Morina, nga MSH, ka bërë me dije se qëllimi i këtyre vizitave në shtëpi për kujdesin e nënave dhe fëmijëve është për të ofruar qasje për të gjithë dhe për të mbrojtur e përmirësuar gjendjen shëndetësore të nënës dhe fëmijës.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Klinë, Dr. Hekuran Sejdiu, ka thënë se implementimi i këtij projekti tregon për kujdesin që Komuna e Klinës, Ministria e Shëndetësisë së bashku me UNICEF-in, janë duke i kushtuar shëndetit të nënave dhe fëmijëve.

“Qëllimi i këtyre vizitave shtëpiake të për kujdesit të shëndetit të nënës dhe fëmijës është që të bëhet plotësimi i nevojave të çdo individi, veçanërisht të grave, fëmijëve, duke ofruar shërbime cilësore”, ka thënë Dr. Sejdiu.

Po ashtu, edhe zëvendësshefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, ka thënë se është shumë i lumtur që programi i vizitave shtëpiake po realizohet edhe në Komunën e Klinës.

SHARE