Ferat Shala: 40 vite miqësi dhe bashkëpunim me Sokol Bashotën në shërbim të vendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, ka shpërndarë një mesazh mbështetës për kandidatin e PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, duke theksuar miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre shumëvjeçar në shërbim të vendit dhe zhvillimit lokal.

“Dyzet vite miqësi dhe shoqëri në shërbim të të mirës së vendit; dyzet vite aktivitet të pandërprerë si bashkëluftëtarë e bashkëmendimtarë. Gjithmonë kemi fituar bashkë çdo betejë, qoftë ushtarake apo politike. Bashkë kemi investuar dhe zhvilluar edhe komunën e Klinës me projekte mjedisore e zhvillimore,” ka shkruar Shala.

Ai ka theksuar se bashkë me Bashotën kanë rrugëtuar gjatë në PDK dhe presin fitoren e radhës në zgjedhjet lokale.

“Bashkë kemi rrugëtuar në PDK dhe bashkë presim fitoren e madhe të Sokol Bashotës për t’u rikthyer në Klinë si kryetar fitimtar, për të vazhduar zhvillimin e Klinës dhe të Kosovës.
Urime Sokol Bashota gara dhe fitorja!” – ka përfunduar Ferat Shala.