Faton Peci, ministër në detyrë i Bujqësisë, do të zyrtarizohet sot si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës.
Pas një mandati të plotë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, ai do të provojë ta kthejë këtë komunë nën qeverisjen e LVV-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Komuna e Mitrovicës udhëhiqet aktualisht nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili nuk do të garojë për një mandat të dytë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se beson që “kryesia ja jep besimin Arian Tahirit – nënkryetarit të komunës”, për të garuar për kryetar.