Faruk Isufi që u vra sot, la pas 5 vajza dhe një djalë 1 vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës, ku një person dyshohohet se ka vrarë vëllanë e tij, duke tronditur thellë komunitetin lokal.

Viktima është identifikuar si Faruk Isufi, i cili sipas informacioneve të Klina.info ka lënë pas gjashtë fëmijë – pesë vajza dhe një djalë njëvjeçar.

I dyshuari për rastin është arrestuar nga autoritetet dhe aktualisht ndodhet në ndalim policor, ndërsa organet e rendit po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.