Abdixhiku për pronat e Manastirit të Deçanit: Kurti me kauza të rrejshme ka ardhur në pushtet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara dhe janë të zbatueshme.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që me kauza të tilla të rrejshme të ndërtojë bazën për ardhjen në pushtet, por sipas tij, pas ardhjes në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestueshme, dhe kur them të pa kontestueshme, nënkupton që ato janë edhe të zbatueshme. Është shenjë e pjekurisë demokratike fillimisht për një shtet dhe shoqëri dhe ky ka qenë qëndrimi ynë i gjithhershëm si LDK. Fatkeqësisht, Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që me kauza të tilla të rrejshme të ndërtojë bazën për ardhjen në pushtet dhe tani në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë, por gjithsesi ato janë të dëmshme. Pra, ka ardh në pushtet me kauza të rrejshme është pasojë e madhe për vendin, për stabilitetin politik e demokratik”, ka thënë ai.