Elezaj: Kanë nisur punimet për sanimin e dëmeve dhe rregullimin e argjinaturave në lumenj

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, kanë inspektuar nga afër punimet për sanimin e dëmeve të shkaktuara në terren.

Sipas Elezajt, komuna ka nisur tashmë ndërhyrjet për riparimin e dëmeve dhe rregullimin e argjinaturave në shtratin e lumenjve, me qëllim parandalimin e rreziqeve të mëtejme dhe mbrojtjen e zonave të prekura.

“Ne kemi filluar punimet për riparimin e dëmeve dhe rregullimin e argjinaturave në shtratin e lumenjve. Kompania e kontraktuar nga komuna ndodhet në terren dhe po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për sanimin e dëmeve,” ka deklaruar kryetari Elezaj.

Nga komuna bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë me intensitet deri në përfundimin e plotë të sanimit, duke garantuar siguri më të madhe për qytetarët dhe infrastrukturën publike.