EKSKLUZIVE: Asambleisti Gjokë Lleshaj i bashkohet GP të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Pak minuta më parë, në një komunikatë për medie, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Klinë ka bërë të ditur se Asambleisti Gjokë Lleshaj i është bashkuar grupit parlamentar të LV, në Kuvendin e Klinës.

Të bashkangjitur e gjeni edhe marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palet mbi pikat bazë në të cilat janë dakorduar.

Tashmë Lëvizja VETËVENDOSJE! numëron 3 ulëse në Kuvendin Komunal të Klinës.