Edi Rama në pritje të konfirmimit për t’u takuar me Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të qëndrojë në Prishtinë me ç’rast do të takohet me krerët shtetërorë të Kosovës.

Derisa takimet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka të konfirmuara, për takimin me kryeministrin Albin Kurti ende nuk dihet, raporton Klan Kosova.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka publikuar agjendën për sot, ku bëhet e ditur se pjesën e parë të ditës do ta kalojë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pjesën e dytë në Kosovë.

Me presidenten Vjosa Osmani ai pritet të takohet në orën 16:00. Me kryeparlamentarin Glauk Konjufca në orën 17:15. Ndërsa për takim me Kurtin është në pritje të konfirmimit.