Edhe PDK në Klinë uron qytetarët për ditën e çlirimit te Klinës

Klinë – Në këtë ditë Çlirimi të Klinës PDK ka shprehur respektin për të gjithë luftëtarët e të lavdishmes Ushtri Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por edhe për të gjithë njerëzit e sakrificës kombëtare, sakrificë kjo që u kurorëzua me Lirinë dhe Çlirimin e vendit. Partia Demokratike uron të gjithë qytetarët e Komunë së Klinës për Ditën e Çlirimit.

Në Ditën e Çlirimit të Klinës, Partia Demokratike e Kosovës në Klinë, ka vazhduar agjendën e saj me aktivitete në shënim të kësaj ditë të rëndësishme

Noftim PDK-së në Klinë

Sot me 18.06.2020 me rastin e 21 vjetorit të ditës se çlirimit të Klinës, Partia Demokratike e Kosovës -dega në Klinë te prirë nga kryetari i degës Z. Sokol Bashota dhe një pjesë e strukturave të partisë ka bërë homazhe pranë lapidarit dëshmorit komandantit Mujë Krasniqi ne sheshin i cili mbanë emrin e tij, gjithashtu janë vënë buqeta me lule tek varrezat e dëshmorëve në Kodrën e Kuqe
Duke e ditur qe liria jonë është e ndërtuar mbi themelet e dëshmorëve të kombit dhe të gjithë rënëve për liri, respekt dhe përkulje për të gjithë ata qe në momentet me të vështira ishin të gatshëm të bënin sakrificën e tyre deri në flijim.
Duke e parë gjendjen e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve shprehim shqetësimin tonë për gjendjen jo të mirë në të cilën ato ndodhen, kërkojmë nga organet komunale qe përkujdesja dhe mirëmbajtja e këtyre varrezave qe janë edhe historia e krenarisë sonë të jete me e madhe!

Me shpresën e fortë qe e kaluara jonë e lavdishme do të jete motivi ynë për punë të palodhshme për ta ndërtuar dhe prosperuar vendin tonë dhe NE ju themi nga zemra URIME 18 QERSHORI “DITA E ÇLIRIMIT” Klinë.