E rëndë: Humb jetën një punëtor te një gurthyes në Skenderaj, dyshohet se e zuri ekskavatori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë te një gurthyes në fshatin Qirez të Komunës së Skenderajt,

Siç merr vesh Sinjali, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen njësitë përkatëse të Policisë.

Sinjali ka kontaktuar Policinë Rajonale në Mitrovicë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.