Ky është 33-vjeçari që vdiq pas aksidentit të rëndë në Gjakovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Gjakovë, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Personi që ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra është shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini 33-vjeçar.

Ndërkohë për vdekjen e tij kanë reaguar edhe miq e të afërm, të cilët kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes.

Personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.