E jashtëzakonshme: Akili dhe Nora mbërrijnë në gjysmëfinale në Tokio2020

Vëlla e motër, Akil dhe Nora Gjakova, kanë arritur në gjysmëfinale të garave që po mbahen në Tokio në kuadër të Lojërave Olimpike 2020.

Akil Gjakova në luftën për gjysmëfinale mposhti të pestin e botës, suedezin, Tommy Macias, kategoria -73 kg.

Xhudistja Nora Gjakova, mundi sllovenen, Kaja Kajzer, në çerekfinale.