Dyshohet se goditi për vdekje një 41-vjeçar në Pejë, policia kërkon ndihmë në kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë në kapjen e Aron Rexhajt nga Peja për veprën penale për shkaktim të aksidentit me fatalitet.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Rexhaj është i lindur më 5 prill të vitit 1999 në Paderborn të Gjermanisë, tani me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë);

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë;

– E-mail adresa: [email protected].