Dy raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 15 persona nga ky virus.

“Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.

Në total numri i rasteve aktive është 322”, bëhet e ditur nga Ministria.