Dy pacientë në gjendje të rëndë në QKUK, dy të tjerë lirohen nga spitali, dalin negativ me Covid-19

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dy persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa 12 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive.

Njëri prej tyre gjendet në repartin e mjekimit Intensiv me oksigjenotrerpai dhe përkujdesje intensive.

Tetë raste janë në gjendje stabile, kurse 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar.

2 pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit