Dy ditë pa rrymë dhe ujë: Banorët e Cerovikut përballë dimrit të ftohtë

Banorët e fshatit Cerovikë të Klinës janë pa energji elektrike tashmë dy ditë. Si pasojë e mungesës së energjisë, furnizimi me ujë është ndërprerë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha, veçanërisht në këto ditë të ftohta dimri. Banorët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kanë kërkuar informacion nga KEDS, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje për kohën se kur do të rifillojë furnizimi me energji elektrike.

Kjo situatë paraqet një emergjencë humanitare lokale dhe kërkon ndërhyrje të shpejtë për rikthimin e energjisë dhe furnizimin me ujë.