Dukagjini përballet me Ballkanin në Klinë, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Ballkani përballen në stadiumin 18 Qershori në Klinë në kuadër të xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.

Është përballje e dy skuadrave me objektiva krejtësisht të kundërta, por sa herë janë përballur mes vete nuk kanë munguar ndeshjet interesante.

Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes nga Drita dhe kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, duke tentuar ta befasojnë kamponin në fuqi të Kosovës.

Në anën tjetër suharekasit synojnë të rikthehen me tre pikët nga udhëtimi në Klinë që të mbesin afër liderit Dritës.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Dallku, Basriu, Hugo, Zabërgja, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Merlaku, John.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Jashanica, Dellova, Sinani, Potoku, Kuc, Emërllahu, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.