Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kalojë 500 milionë euro të hyra në këtë periudhë të vitit.

Kjo shifër, sipas doganës, paraqet një rekord të ri pasi nga themelimi i saj, të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milionë eurosh.

“Krahasimi me vitin e kaluar tregon se Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milionë euro derisa vitin e kaluar të njëjtën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,milion euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë. Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me  6.11% më shumë”, thuhet në njoftimin e doganës.

SHARE