Disa shqiptarë marrin ndihma nga Serbia (VIDEO)

Në Graçanicë po shpërndahen 100 euro për person, ndihmë kjo që qeveria serbe iu dhuron shtetasve të vet si ndihmë për pandeminë.

E ato po i marrin edhe shqiptarët që kanë letërnjoftim të vlefshëm të shtetit fqinj.

Dikush që nuk deshi të identifikohej, tha se arsyeja që e shtyri ta bëjë këtë janë kushtet ekonomike.