Diplomon Aurela Zenunaj nga Klina, psikologia që synon të kontribuoj në shëndetin mendor

Aurela Zenunaj nga Klina është ndër psikologet klinike më të reja në Kosovë që pritet të spikat në fushën e shëndetit mendor.

Ajo ka përfunduar me sukses studimet në drejtimin e Psikologjisë Klinike, duke hedhur hapat e parë drejt një karriere premtuese në ndihmë të individëve dhe komunitetit.

Me përkushtim dhe ambicie, Aurela synon të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit mendor dhe ofrimin e mbështetjes profesionale për ata që kanë nevojë./Klina info/