Dibran Fylli në AAK

Këtë e ka bërë të ditur vetë ish- deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i cili ka shkruar se në rrugëtimin tonë për 100% shtet, u bashkua veprimtari dhe luftëtari Dibran Fylli nga Aqareva e Skënderajit.

“Angazhimi i tij në radhët e AAK-së është një nder i përbashkët pasi Dibrani pos që njihet për artin dhe kulturën ai ishte njëri ndër kontribuesit e mëdhenj të lirisë dhe shtetformimit tonë. Vlerat e përbashkëta të Drenicës dhe Dukagjinit po bashkohen për shtet me dinjitet”

“Na priftë e mbara Dibran”, ka shkruar ndër të tjera ai.