Dhunë në familje në Klinë: Motra raporton sulm nga vëllai dhe kunata

Një rast i dhunës në familje është raportuar në mbrëmjen e 19 korrikut 2025, rreth orës 22:00, në një fshat të Klinës.

Sipas informacioneve zyrtare, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje nga dy persona, vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara.

Policia ka arrestuar të dy të dyshuarit, të cilët janë intervistuar në prani të organeve kompetente. Me vendim të prokurorit të çështjes, ata janë liruar dhe ndaj tyre do të vazhdohet procedura në gjendje të rregullt.