Flet Policia për rastin e aksidentit në Gremnik

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta në Gremnik të Klinës,

Katër persona kanë marrë lëndime trupore, disa prej tyre më të rënda.

Aksidenti ka ndodhur mes një traktori dhe një furgoni ku sipas policisë të lënduarit janë përcjellë menjëherë drejt emergjencës.

Aksidentin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se tre persona që kanë qenë në traktor dhe një në furgon, kanë marrë lëndime trupore.

“Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë menjhërë në vendin e aksidentin, në Gremnik të Klinës, ku po vazhdojnë të merren me rastin”, ka thënë Gashi.