Deputeti i LDK-së: Po shkollat pse s’janë hapur, dikujt i nevojitet të ketë njerëz të padijshëm për t’i sunduar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas lirimit të masave kundër koronavirusit. Avdyli ka kritikuar qeverinë për moshapjen e shkollave.

“Dikujt si duket po i nevojitet që ky vend të prodhoj njerëz sa më të padijshëm për t’i sunduar”, pohon Avdyli ndër të tjera,
Postimi i tij i plotë:

Rastet e reja dhe vdekjet nga Covid në rritje. Por hapja vazhdon! Hapen kafeteritë, hapen xhamitë e kishat, hapen aeroportet. Do hapen e sallonet e dasmave. Mirë shumë!. Po me shkollat ç’patët. Nuk u hapën dot se nuk u hapën. Edhe pse fëmijët nuk sëmurën nga ky virus ,shkollat u hapën 1 javë vetëm klasa e 9 dhe 12 e u mbyllën sikur të ishin vatra të infeksionit. Testet e maturës u shtynë për muajin Gusht pa arsye. Se sa alergjik jemi për fjalën shkollë aq sa as autoshkollat s’po lejohen të punojnë. Po mirë se ashtu në Kosovë shkolla nuk është kriter për të arritur majat e suksesit. Dikujt si duket po i nevojitet që ky vend të prodhoj njerëz sa më të padijshëm për ti sunduar. /