Dëmtohen varrezat në Klinë, policia nisë hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Klina ka raportuar se i është dëmtuar pllaka e një varri të një familjarit të tij,

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:00 e ku thuhet se ankuesi nuk dyshon për askënd.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar pllaka e një varri të një familjari të tij. Ankuesi nuk dyshon në askënd”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe rasti në polici është iniciuar si “ Dëmtim i varrezave apo kufomave”, dhe janë duke e hetuar rastin.