Dëmtohen varrezat e Xhamisë së Vjetër në Jashanicë e Ulët, revoltohen banorët

Banorët e Fshatit Jashanicë e Ulët të Klinës janë të shqetësuar për një veprim të papranueshëm që ka ndodhur në varrezat pranë Xhamisë së Vjetër, të cilat janë dëmtuar,shkruan Klina info.

Ky gjest ka tronditur familjarët dhe komunitetin, duke shkelur respektin për të shenjtën dhe për të ndjerit.

“Ju lutemi: Nëse dikush ka parë diçka ose ka informacion mbi këtë rast, ju ftojmë të na kontaktoni menjëherë. Edhe gjatë kohës së luftës nuk ka pasur raste të tilla, dhe është e patolerueshme që sot të ndodhin veprime të tilla”, thuhet në reagimin e banorëve. /Klina info