Delta Group i bashkohet nismës së Tetorit Rozë: Kujdesi për shëndetin e grave është prioritet

Në kuadër të muajit Tetor, i njohur ndërkombëtarisht si Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Delta Group i bashkohet kësaj nisme me qëllim përhapjen e informacionit dhe ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrollit të hershëm.

“Ky muaj është një mundësi për të reflektuar, për të kujtuar rëndësinë e parandalimit dhe për të treguar mbështetjen tonë për çdo grua që përballet me këtë sfidë,” – thuhet në deklaratën e kompanisë.

Delta Group e konsideron kujdesin për shëndetin si një nga prioritetet më të mëdha, duke qenë pranë komunitetit dhe duke ofruar mbështetje për përpjekjet në luftën kundër kancerit të gjirit. Me anë të fushatave ndërgjegjësuese, aktiviteteve sensibilizuese dhe shpërndarjes së informacionit të saktë, kompania synon të nxisë kontrollet e rregullta dhe vetëkujdesin te gratë e çdo moshe.

#DeltaGroup #PinkOctober #StaySafe #TakeCare