Dallku: E kishim pritur gjatë fitoren, kjo mund të jetë pikë kthese në kampionat

Dukagjini shënoi fitoren e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës, në xhiron e nëntë kampionale.

Klinasit mposhtën Ferizajn me rezultat të thellë 4-1.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë se fitorja ndaj Ferizajt të shtunën, mund të jetë pikë kthese për pjesën tjetër të kampionatit.

“E kishim pritur gjatë fitoren dhe ua uroj të gjithëve. E nisëm ndeshjen jo mirë, por kishim dy raste të qind për qindta. Pranuam një gol, e kthyem rezultatin që në pjesën e parë. Pjesa e dytë gjithçka foli në anën tonë. Kishim edhe raste të tjera përveç golave që shënuam. Djemtë do të jenë më të qetë në vazhdimësi. Fitorja do të na jap moral më shumë. Kjo mendoj se do të jetë pikë kthese dhe të bëjmë gjëra të mira në vazhdim”, është shprehur Dallku pas ndeshjes.

Përkundër fitores, Dukagjini mbetet në vendin e fundit në tabellë me pesë pikë.