Dallku: Dukagjini po fiton si Barcelona, trajnerit të Prishtinës askush nuk i ka faj që ekipi i tij nuk po arrin të krijojë asnjë rast brenda 90 minutave

Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Klinasit kanë mposhur Prishtinën në “Fadil Vokrri”, me rezultat minimal 1-0,

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është shprehur tejet i kënaqur me futbollistët e tij, teksa pati disa fjalë edhe për trajnerin e Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq.

Rëndësi për ne kanë pikët e fituara. Jam shumë i kënaqur me atë çfarë treguan lojtarët e mi në këtë ndeshje. Dukagjini po fiton si Barcelona, dhe trajnerit të Prishtinës askujt nuk i faj që ekipi i tij nuk po arrin të krijojë asnjë rast brenda 90 minutave.

Ai duhet të merret me problemet e skuadrës së tij. Tani e kuptova ku është problemi i Prishtinës, por ky klub nuk e meriton të ketë trajtim të tillë. Fitore shumë e rëndësishme, asgjë nuk ka përfunduar pasi kemi edhe katër ndeshje.

Ne po luajmë shumë mirë dhe po i marrim pikët e plota, por në këto ndeshjet e fundit po arrijmë t’i konkretizojmë rastet të cilat po i krijojmë. Kundërshtarit nuk i kemi lejuar hapësira”, deklaroi Dallku.