Çun Lajçi një pyetje Selmanajt teksa PDK-së i drejtohet: Ju kurrë s’guxuat me ia pre Serbisë kërthizën

Aktori kosovar Çun Lajçi duket se ka përcjelle zhvillimet e djeshmë në Kuvendin e Kosovës ku u miratua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Në postimin që ka bërë të titulluar “dy pyetje”, ai ka pyetur deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj se përse abstenoi dje në seancë.

Më pas komenton: Nga kush u frigove? A po kujtofte se do të dështoi Albini e deshte me mbetë mik me listën serbe: Unë s’votova, e patë?!

Ndërsa, për PDK-në thotë së kurrë s’gxuan me ia pre Serbisë kërthizën.

Postimi i tij i plotë:

Dy pyetje

Driton

Ti shkove në mbledhje, por nuk e mbështete rezolutën për mos referendumin e Sërbisë n’shtetin tand?

Pse?

Nga kush u frigove?

A po kujtofte se do të dështoi Albini e deshte me mbetë mik me listën serbe: Unë s’votova, e patë?!

Kurse ju PD- kyja që thatë e mbështesim qëllimin por s’marrim pjesë në kuvend, a kujtoftët se ky asht qyqan e deshtët me lanë vetëm e pastaj me thanë: Ja ky që s’guxon me vu firma, si komandantët tonë!

M’vjen keq që po i fus hundët n’kurvnillëkun e partive, ju kurr por s’guxuet me ia pre Serbisë kërthizën!

Kështu keni thanë që 10 vite: Hajt le t’votojnë edhe sivjet!

SHARE