Ceraviku i bllokuar nga kanalizimi, aktivisti i VV-së kritikon kryetarin Elezaj

Banorët e fshatit Ceravikë të Klinës janë në hall nga ujërat e zeza.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje nga ky fshat, Kushtrim Mehmeti, ka publikuar disa fotografi në rrjetin e tij social FB, teksa ka kritikuar kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj që ka lënë anash këtë problem.

“Çfarë tmerri ka muaj qe jan bllokuar kanalizimet në një prej fshatrave të Klinës Caravikë , Kryetari Elezaj as qe po merzitet edhe pse ka mbet pa drejtor të Urbanizimit pas arrestimit të tij nga pislleqet , sdin ka me ja mbajt qytatart prej eres se keqe , tani virusi thojnë , po çfarë”, ka shkruar Mehmeti.