Çdo donacion i juaji për familjet e prekura nga vërshimet në Kosovë, do të dyfishohet

Përveç rëndimeve financiare nga përballja me rritjen e çmimeve këto vitet e fundit, në janar të këtij viti qytetarët e Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës u përballën edhe me reshje të fuqishme shiu, të cilat shkaktuan përmbytje.

Në Skenderaj rreth 400 shtëpi janë dëmtuar nga vërshimet, derisa edhe në Mitrovicë rreth 150 shtëpi tjera u dëmtuan nga vërshimet. 10 shtëpi të tjera duhet të rindërtohen krejtësisht, pasi që gjithçka në to është shkatërruar nga vërshimet.

Vërshime pati edhe në Klinë. Rreth 600 shtëpi i dëmtuan

Aferdita Gjoklaj, një aktiviste nga Kosova në Zvicer, ka nisur një iniciativë për tu siguruar ndihmë financiare të prekurve nga vërshimet, e që po mbështetet nga “Z Zurich Foundation”, fondacioni i njërës prej kompanive më të mëdha te sigurimeve në Zvicër, “Zurich Insurance Group”.

Iniciativa parasheh DYFISHIMIN e çdo shume parash që do të dhurohet për këto familje në nevojë, përmes linkut të mëposhtëm: