Brenda një dite vidhen tri vetura në Kosovë

Tri vetura janë vjedhur brenda 24 orëve në vende të ndryshme,

Rastet kanë ndodhur në Drenas, Istog e Malishevë.

Drenas: Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Fsh. Dubravë, Istog: Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij, të parkuar në oborrin e shtëpisë. Rasti është duke u hetuar

Fsh. Banjë, Malishevë: Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë vjedhur veturën e tij. Rasti është duke u hetuar.