Bora po bllokon disa fshatra të Klinës, rrugët vështirë të kalueshme

Mot i ligë po vazhdon të mbretërojë në vendin tonë.

Vështirësi po ka edhe në disa fshatra të Klinës nga reshjet e borës.

Vështirësitë më të mëdha po ka në Gjurgjevik të Madh, Gllarevë, Zabergjë, Dobërdol e disa të tjera.

Vlen të theksohet që rrugët janë mbushur me borë, çka se janë vështirë të kalueshme. Ndërsa po apelohet për kujdes në trafik.