Blerim Shala drejt kandidaturës konsensuale për President të Kosovës

Burime të mirëinformuara diplomatike dhe politike bëjnë të ditur se në qarqet ndërkombëtare dhe në disa parti parlamentare të Kosovës po diskutohet seriozisht emri i Blerim Shalës si kandidat konsensual për President të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, Shala konsiderohet figurë që mund të pranohet nga një spektër i gjerë politik, për shkak të përvojës së tij shumëvjeçare në proceset politike dhe shtetformuese të Kosovës. Ai ka qenë i përfshirë në zhvillimet kyçe politike para dhe pas luftës, si dhe njihet si njohës i mirë i politikës ndërkombëtare dhe i raporteve rajonale.

Në qarqet politike vlerësohet se profili i tij karakterizohet nga kulturë politike, integritet personal dhe përgatitje institucionale, elemente që konsiderohen të rëndësishme për një figurë që do të përfaqësonte unitetin e shtetit. Nëse këto zhvillime marrin formë konkrete, emri i Blerim Shalës mund të shndërrohet në një nga opsionet kryesore për një president konsensual të Republikës së Kosovës.